Shpallen dënimet lidhur me një rast të vrasjes së dyfishtë
Prishtinë, 7 qershor - Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpallën një vendim më 5 qershor 2013 për rastin Goxhuli dhe të tjerët, për vrasjen e Isa dhe Makfire Igrishtës, për tentim vrasje të rëndë të Bashkim Igrishtës dhe për tentim vrasje të Ahmet Goxhulit.
Safet Goxhuli u shpall fajtor lidhur me akuzat për vrasje të rëndë të Isa Igrishtës dhe Makfire Igrishtës dhe për pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve.
Gjykata e liroi atë nga akuza për tentim vrasje të rëndë të Bashkim Igrishtës. Ai u dënua me një dënim të përgjithshëm prej katërmbëdhjetë vjet e gjysmë burgim.
Agron Goxhuli u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të pronësisë, kontrollit, posedimit ose shfrytëzimit të paautorizuar të armëve, ndërsa gjykata e liroi atë nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë. Agron Goxhuli u dënua me një vjet burgim.
Gjykata e shpalli Ahmet Goxhulin fajtor për të gjitha akuzat: vrasje të rëndë të Isa Igrishtës dhe Makfire Igrishtës, tentim vrasje të rëndë të Bashkim Igrishtës dhe për pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Ahmet Goxhuli u dënua me një dënim të përgjithshëm prej njëzet vjet burgim.
I pandehuri Bashkim Igrishta u shpall i pafajshëm dhe kështu u shfajësua nga kryerja e veprës penale të tentim vrasjes së Ahmet Goxhuli.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Mitrovica.
Ky ishte rigjykim i bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit të dhënë më 25 mars 2013.