16 Janar 2025

Shoqëria civile reagon rreth vendimit për rigjykimin e Ramadan Mujës

Prizren, 5 korrik - Shoqëria civile në Prizren konsideron se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit për të kthyer përsëri në rigjykim rastin Muja&Co është i njejtë me atë të mëparshmin, i padrejtë dhe i papranueshëm. 

Inicitiva për Prizrenin konsideron se kthimi në rigjykim me arsyetimin e shkeljes së procedurave në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore është krejtësisht absurd, dhe irrelevant sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci.

\"Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të kryera nga ta janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme\", thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Sipas kësaj organizate, ky vendim i Gjykatës së Apelit, bashkë me zvarritjen e procesit për 3 vjet, përveç se ia ka mundësuar Ramadan Mujës përfundimin e mandatit, ngrit dyshime edhe për të dënuarit e tjerë të cilët për veprat kriminale të kryera nuk po i marrin pasojat sipas ligjit.

\"Duke pasur parasysh që këta persona kanë pozita të ndryshme politike, kthimi në rigjykim, përbën akt skandaloz dhe lë hapsirë për dyshime serioze për mundësinë e lirimit të tyre nga e përgjegjësia para ligjit, dhe kësisoj edhe vazhdimin dhe mundësinë e ushtrimit të funksioneve publike për ta\", thuhet në komunikatë.

Shoqëria civile në Prizren konsideron që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike, sepse që nga fillimi nuk është trajtuar si i tillë. Sipas tyre, institucioni i kryetarit të komunës dhe të gjithë vartësve të tij, ka humbur legjitimitetin që nga data 13 mars 2014.

\"Një gjë është e qartë, askush, asnjë proces, i çfarëdo lloj natyre, nuk mund t’ua kthej legjitimitetin dhe kredibilitetin personave të lartpërmendur. Ata janë dhe do të mbeten vrima e zezë e qytetit të Prizrenit, qytetarët e të cilit i lanë pa përfaqësim dhe qeverisje lokale\", thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)