Shoqëria civile kërkon nga EULEX hetime të brendshme
Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian të ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm që të zhvillohen hetime të pavarura dhe, varësisht nga rezultatet e hetimeve, të mirren masat përkatëse.
Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se \"është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë, në lidhje me akuzat kundër anëtarëve dhe ish-anëtarëve të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX\".
Gazeta Koha Ditore në Prishtinë ka publikuar një sërë shkrimesh që flasin për përfshirjen e dyshuar të pjesëtarëve të këtij misioni në vepra korruptive.