Shoqatat e UÇK-së kërkojnë 5 majin festë të Dëshmorëve të Kombit
Prishtinë, 4 maj - Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, organizojnë një konferencë për shtyp, e cila do të mbahet sot në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Temë e konferencës për shtyp do të jetë kërkesa që do tu dorëzohet institucioneve të Republikës së Kosovës, Kuvendit dhe qeverisë, që ta zyrtarizojnë festën e Dëshmorëve të Kombit, 5 majin, si datë zyrtare për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit.
\"Shtojmë se festë zyrtare këtë datë e ka Republika e Shqipërisë, si dhe ajo e Maqedonisë, për Dëshmorët e Kombit të Luftës së UÇK-së, andaj është në logjikën e gjerave që një komb të ketë edhe një festë të përbashkët për Dëshmorët e Kombit\", theksojnë këto shoqata.
Arsyetimi bashkë me kërkesën do të bëhen publike sot në konferencën për shtyp.