12 Maj 2024

Shoqatat e dala nga Lufta, kundër tribunalit

Prishtinë, 22 prill - Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të sipërshënuara, deklarojnë se janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës, për shumë arsye, ndër të cilat veçojmë:

Sipas shoqatave kjo Gjykatë është politike, andaj nuk ka aspak të bëjë me drejtësinë.

Dy.  Kjo Gjykatë, në cilën do formë që të merret, është kundër Luftës së UÇK-së, e cila edhe në planin botëror është pranuar si luftë çlirimtare. Një luftë vetëmbrojtëse nuk ka mundur të bëjë krime të luftës.

Tre. Kjo Gjykatë është e padrejtë, sepse merret vetëm me luftën e UÇK-së, gjë që shkelë normat elementare ndërkombëtare, kur një popull që krijon një ushtri vullnetare për t’u mbrojtur, tashti gjykohet për krime lufte.

Katër. Një Gjykatë e këtillë do të duhej ngritur kaherë për të dënuar krimet e luftës që ka bërë mbi popullin shqiptar, Ushtria dhe policia pushtuese serbe.

Pesë. Kjo Gjykatë, pa marrë parasysh se çfarë emri do të ketë, si dhe kudo që do të themelohet, në Kosovë apo jashtë saj, është edhe kundër luftës për liri të shqiptarëve dhe, po ashtu shkel mbi dinjitetin e popullit shqiptar, kudo që është ai, ngase gjykohet lufta për liri dhe çlirim të tokave të pushtuara.

Gjashtë. As luftëtarët e lirisë, as populli shqiptar nuk është kundër drejtësisë, as asaj ndërkombëtare, e cila që nga viti 1999 është në Kosovë, por janë kundër gjykatave politike, si kjo, që gjykon vetëm njërën palë, kurse pala pushtuese që ka bërë krime kundër njerëzimit dhe ka bërë gjenocid, deri edhe në shfarosjen e popullit shqiptar, lihet anash, thuajse ata janë viktimat, kurse luftëtarët e UÇK-së, kriminelët.

Një padrejtësi e këtillë shkel normat elementare të sovranitetit dhe të lirisë së Kosovës, qoftë edhe kështu si është deri tashti, e cila mëton dhe e ka ideal kombëtar, bashkimin e kombit.

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës Ju bëjmë me dije se keni obligim moral dhe politik të mbroni votën e popullit dhe të mos e keqpërdorini atë për nevoja të politikës së ditës, cila do qoftë ajo politikë, edhe kur vjen nga miqtë tanë që kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës.


Po ashtu, i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës, se duke mos e votuar një Gjykatë të tillë, së paku ruani dinjitetin tuaj personal, si dhe arsyetoni besimin që Ju ka dhënë ky popull kur u ka zgjedhur për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre.

Më tutje, i njoftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës se nëse e miratojnë një gjykatë të tillë, bartin të gjitha pasojat që janë të paparashikueshme në mënyrën e reagimit të opinionit publik shqiptar të Kosovës, por edhe të atyre që kanë derdhur gjakun dhe kanë lënë gjymtyrët për lirinë e Kosovës që e gëzon sot.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)