Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin grevën
Prishtinë, 22 janar - Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së mbështesin grevën e minatorëve të Trepçës, duke konsideruar që kërkesat e tyre janë të drejta.
Trepça është e Kosovës, është pasuri e tërë popullit të saj dhe asnjë pazar që bëhet me pasurinë e Kosovës, është i papranueshëm. Ne ju bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës, që këtë çështje ta zgjedhin në interes të Kosovës dhe minatorëve.
Gjithashtu, përkrahim protestën e organizuar të shtunën me 24 janar 2015 ora 14, me moton Jabllanoviq jashtë, Trepça është e jona. Ju bëjmë thirrje antarësisë sonë dhe të gjithë qytetarëve, që të marrin pjesë masovikisht.