Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës në Prizren hyn në grevë
Prizren, 14 mars - Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren njofton se duke u bazuar në vendimin e Sindikata Pavarur e Judikaturës së Republikës së Kosovës, nga data 14.03.2022 (E Hënë) Administrata e Gjykatës Themelore në Prizren, është në grevë.
Gjatë mbajtjes së grevës këto do të kryhen aktivitetet e mëposhtme:
1. Lëshimi i të gjitha certifikatave dhe vërtetimeve që lëshohen me kërkesë të palës apo institucioneve publike;
2. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të përkohshme;
3. Lëndët lidhur me propozimet për shqiptimin e masave të sigurisë;
4. Të gjitha veprimet e procedurës parapake;
5. Lëndët lidhur me pengim posedimin;
6. Të gjitha kërkesat për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në konfliktet administrative;
7. Lëndët lidhur me dhunën në familje;
8. Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar;
9. Të gjitha veprimet e procedimit të lëndëve lidhur me mjetet juridike në gjykatat e instancave më të larta; si dhe
10. Të gjitha punët dhe shërbimet tjera të cilat sipas legjislacionit duhet të trajtohen me urgjencë nga gjykatat.
Greva do të vazhdoi deri në realizimin e kërkesave:
1. Aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B.
2. Përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
3. Pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.
4. Të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro.
5. Të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro.