Shoqata e Prokurorëve reagon ndaj kërcënimeve të fundit
Prishtinë, 5 prill - Duke marr parasysh kërcënimet e kohëve të fundit ndaj prokurorëve të shtetit të niveleve të ndryshme, si shoqatë e prokurorëve të Kosovës reagojmë fuqishëm kundër çdo akti të kundërligjshëm të çdo individi kundër prokurorëve dhe sigurojmë qytetarët e Kosovës së asnjë prokuror nuk do të përkulet para cilit do individ që kryen apo tenton të kryej çfarëdo akti të kundërligjshëm ndaj prokurorëve
Prokurorët e Shtetit do të veprojnë vetëm në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera në fuqi dhe në asnjë mënyrë në bazë të kërcënimeve apo shantazheve të atyre që janë të dyshimtë për kryerjen e veprave penale apo grupeve që mbështesin individët e tillë.
Inkurajojmë secilin qytetar, që për çdo pakënaqësi më punën e prokurorëve, të shfrytëzoj mjetet juridike dhe të ndjek procedurat e rregullta ligjore, sepse kjo do të inkurajoj prokurorët më integritet të lart profesional dhe etik dhe do të na ndihmoj në identifikimin e secilit që nuk vepron në përputhje më ligjin.
Shpresojmë së ka ardhur koha e fundit që qytetari të bëhet aleat i prokurorëve të shtetit, më qëllim të zbulimit dhe hetimit të drejtë dhe të bazuar në ligjet në fuqi, të gjithë atyre që kryejnë vepra penale dhe rrezikojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmen e vendit tonë.