Shoqata Atlantiku pasqyron ngjarjet e 20-vjetorit te ‘Batalionit Atlantiku
Prishtinë, 20 prill - ‘Shoqata Atlantiku’ do të mbajë sot një konferencë përmbyllëse për media.
Në këtë konferencë, përfaqësuesi i ‘Shoqatës Atlantiku’, Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen.
Ky shënim i 20-vjetorit të ‘Batalionit Atlantiku’ është ndër momentet kyçe të angazhimit për liri të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe kontributin e madh që kanë dhënë në shtetësinë e Kosovës dhe avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Amerikë dhe më gjerë.
Andaj, prezantimi i denjë i këtij aktiviteti, është rast për të shprehur respektin për kontributin dhe mirënjohje për angazhimin që kanë për Kosovën.