09 Maj 2024

Shkumbin Mehmeti dëshiron të flasë për krimet e bëra

Prishtinë, 29 gusht - Shkumbin Mehmeti, i cili është i dënuar me 30 vjet burg, dhe aktualisht vuan dënimin në burgun e Dubravës, tani thotë se është i gatshëm të dëshmojë në EULEX për gjashtë vrasje, tri nga të cilat politike.

Shkumbin Mehmeti, i cili është i dënuar me 30 vjet burg, dhe aktualisht vuan dënimin në burgun e Dubravës, tani thotë se është i gatshëm të dëshmojë në EULEX për gjashtë vrasje, tri nga të cilat politike, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është dënuar për vrasjen e dy policëve – një të UNMIK-ut dhe një të Kosovës, që kishte ndodhur gjatë një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Për këtë rast asokohe ishin arrestuar edhe Nazim Kadriu, Arben Ahmeti, Arsim Rashiti, Jeton Sylejmani, Osman Kelemdni, Florim Ejupi, Xhait Kosumi, Faik Shaqiri, Nezir Kelmendi, Irfan Ademi, Xhafer Zymberaj dhe Bajram Kiqmari.

Të gjithë ishin liruar pas intervenimit në gjykatë të Steven Schook, që asokohe ishte zëvendës-kryeadministrator i Unmikut, dhe të Ibrahim Kelmendit, një nga ish-drejtuesit e LPK’së, pohon tani Mehmeti.

“Ndoshta do të më vrasin, por nuk do të heshti më”, thekson ai për Kohën Ditore.

“Kam qenë pjesë e një grupi të madh kriminal që është marrë me vrasje, kontrabandë të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, eksplodime e kidnapime”, thotë tuje Mehemti, i cili është i dënuar edhe për rastin e kidnapimit të djalit të një biznesmeni kosovar, për të lirimin e të cilit kishin kërkuar dy milionë euro.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)