SHKK suspendon zyrtarët korrektues
Prishtinë, 24 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me arratisjen nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me c`rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.
Për këtë rast, me Urdhër të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.