SHKK lufton me të gjitha mjetet kontrabandën në burgje
Prishtinë, 10 qershor - Mbrëmë rreth orës 21:45, Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë realizuar një operacion kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç ‘rast janë konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.
Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.
Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.
Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.