SHKK fillon me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare
Prishtinë, 27 shtator - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar opinioni publik se nga data, 28 shtator 2021, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare.
Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.
Gjatë vizitës, vizitori është i obliguar të prezantoi, Certifikatën e Vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ në Covid 19, jo më të vjetër se 72 orë, ose testin i shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë.
Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese obligohen të bartin maskat mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
SHKK do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.