Shkatërrohet salla ku do të diskutohej për seksin
Prishtinë, 15 dhjetor - Disa persona shkatërruan mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, sallën ku do të zhvillohej një aktivitet me diskutime për seksin dhe të drejtat e komunitetit LBGT.
Evenimenti do të mbahej në orët e vona të së premtes nga drejtuesit e revistës Kosovo tëo point zero në Pallatin e Rinisë.
Në rrjetet sociale, përgjegjësinë për këtë ngjarje e kanë marrë grupi i tifozave Plisat, ndersa për një kohë të gjatë jashtë sallës së kuqe ku duhet të zhvillohej e ashtuquajtura Nata e Seksit, pati protesta.
Mësohet se për shkaqe sigurie organizatorët e evenimentit janë larguar nën shoqërimin e policisë.
Mëngjesin e së premtes një organizatë studentore me emrin Paqja Studentore kishte dalë po ashtu publikisht me deklarata kundër këtij organizimi, duke aluduar se mbajtja e saj është amorale dhe e shkatërron rininë kosovare.
Ata i bënin thirrje edhe drejtuesve të Pallatit të Rinisë të ndalonin një veprimtari të tillë e cila sipas tyre do ta shndërronte Boro Ramizin sic njihet ndryshe ky objekt, në një Porno Ramiz.
Edicioni i katërt i revistes 2.0 i dedikohej debateve për seksin në Kosovë dhe doli në treg të premten. Në këtë numër, po ashtu i ishte kushtuar hapësirë e veçantë komunitetit LGBT, duke u fokusuar në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.