Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e drogës
Romë, 16 shtator - Një bandë e trafikimit të drogës dhe armëve midis Shqipërisë dhe Italisë është shkatërruar nga policia italiane.
Anëtarët e bandës ishin shqiptarë, italianë dhe rumunë, të cilët trafikonin armë dhe drogë në linjën Shqipëri-Sardenjë dhe Itali e veriut.
Sipas agjencive të lajmeve italiane, deri tani janë lëshuar 28 urdhër arreste, mes tyre edhe për dy gra, ndërsa 30 persona të tjerë janë nën hetim.
Arrestimet u kryen nga policia në krahinat e Nuoros, Sassarit dhe Brescias dhe në Rumani.
Nga burimet paraprake mësohet se nga katër shtetas të arrestuar, një shtetas shqiptar do të përballet me akuzën e trafikimit të paligjshëm, ndërsa tre të tjerë e kanë mohuar krimin.