28 Prill 2024

Shkatërrohet banda e rusëve, ukrainasve dhe gjeorgjianëve

Madrid, 14 shkurt - Autoritetet spanjolle dhe Europoli thonë se kanë shkatërruar një bandë të rusëve, ukrainasve dhe gjeorgjianëve, që dyshohet se kanë mbledhur miliona euro nga gjobat e rreme, pasi që kishin infektuar kompjuterët me një virus dhe pastaj i akuzonin  përdoruesit se kanë shikuar pornografi për fëmijë ose në mënyrë të paligjshme kanë shpërndarë videot.

Zyrtarët thanë se banda ka mbledhur të paktën 1 milionë euro në vit nëpërmjet përdorimit të virusit, të quajtur “ransomware”.

Zyrtarët thanë se një rus 27-vjeçar, që supozohet të jetë themeluesi i bandës dhe zhvilluesi i virusit, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjashtë rusët e tjerë, dy ukrainas dhe dy gjeorgjianë, u arrestuan në Spanjë në javën e kaluar nën pretendimet e të qënit pjesë e bandës.

Zyrtarët thanë se qindra mijëra njerëz në 30 vende evropiane besohet se kanë qenë të prekur nga veprimet e bandës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)