15 Janar 2025

Shkatërrohen 1,742 armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 9 korrik - Në Ditën Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve, Policia e Kosovës ka shkatërruar mbi 1,742  copë të armëve të vogla dhe të lehta. Armët e shkatërruar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre gjatë hetimit të krimit.

Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësuesja e UNDP, znj. Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, tha se sot në ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta patëm edhe një aksion të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta të sekuestruara në faza të ndryshme gjatë vitit nga Policia e Kosovës.

“Është një ditë e veçantë, kur Kosova sërish rithekson përkushtimin e fuqishëm që të zbatoj standardet më të larta ndërkombëtare për kontrollin e armëve, përkatësisht luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe municionit dhe në të njëjtën kohë, Kosova demonstron përkushtimin e fuqishëm që të luftojë të gjitha llojet e paligjshme të trafikimit me armë”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni vuri në dukje se në strategjinë legjislative për vitin e ardhshëm Ministria e Punëve të Brendshme ka paraparë kompletimin e mëtejmë të kornizës ligjore për të kontrolluar këtë punë. Ai tha se vitin e ardhshëm do të hartojmë dhe të draftojmë një ligj të ri që e rregullon këtë fushë dhe ligji do të përfshijë përvojat nacionale dhe ndërkombëtare.

Ndërsa zëvendës-përfaqësuesja e UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo, tha se
data 9 korrik përkujton botën për rrezikun që kanë armët e tepërta, të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe për rrezikun që paraqesin për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Ajo falënderoi qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë për mbështetjen e tyre bujare për projektin e UNDP-së për shkatërrimin e armëve dhe eksplozivëve që në këtë rast po e mbështetë Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
Ndërsa Asllan Uka qytetar i Kosovës, viktimë e përdorimit të paligjshëm të armëve në ahengje familjare, bëri thirrje që të bëhet një kontrollim më rigoroz i armëve të paligjshme para se ato të përdorën, pasi pasojat vetëm po shihen. Ai tha se është i lumtur që sot po merr pjesë në shkatërrimin e kësaj të keqe e cila ka pasoja të pa riparueshme.
 
Shkatërrimi i armëve të vogla dhe të lehta është një aktivitet i realizuar në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP – projekti për zvoglimin e Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët  (FERM).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)