10 Maj 2024

Shishani priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të SHKB-së Skendo

Prishtinë, 28 mars - Sot, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB) të Republikës së Shqipërisë z. Arben Skendo, e vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv  z. Fitim Shishani.

Gjatë këtij takimi z. Shishani e informoi z. Skendo për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës duke potencuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbikëqyrjes policore dhe kontrollit të brendshëm.

“Së bashku me agjencinë si motër nga Shqipëria do të angazhohemi drejt fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore dhe shërbimeve të kontrollit të brendshëm në të dy vendet, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit në luftën kundër dukurive negative në radhët e policisë si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individit” tha Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Shishani.

Edhe Z. Skendo shprehu kënaqësinë që vizitën e tij të parë si Drejtor i Përgjithshëm i SHKB-së e zhvilloi me Kryeshefin Ekzekutiv dhe punonjës të tjerë të këtij institucioni. Ai shprehu kënaqësinë për arritjet që ka arritur IPK në fushën e mbikëqyrjes  policore, në menaxhimin e rasteve në kohë mjaft të shkurtër dhe arritjet tjera që nga koha e krijimit të saj.

“Ky bashkëpunim do t’i hedh themelet së shpejti me nënshkrimin të një memorandumi bashkëpunimi, takime të herë pas hershme në nivel ekspertësh, trajnime të përbashkëta dhe ajo çka është më e rëndësishme shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave më të mira në fushën e mbikëqyrjes policore” – theksoi ndër të tjera Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Shqipërisë z. Arben Skendo.

Të dy udhëheqësit e dy agjencive si të IPK-së ashtu edhe të SHKB-së shprehën kënaqesinë e tyre që kjo vizitë të jetë vetëm hapi i pare i një bashkëpunimi më të ngushtë midis dy agjencive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)