15 Janar 2025

SHIK-u e zhvati Kosovën

Prishtinë, 18 mars - Përfaqësues të opozitës, ekspertë të ekonomisë dhe shoqëria civile, ankohen se me dhjetëra e qindra persona me një të kaluar të dyshimtë, që dikur ishin njerëz të strukturave paralele të SHIK-ut, (organizatës sekrete të PDK), që nga paslufta e deri më sot janë pozicionuar në pozita shumë të larta dhe nëpër vende udhëheqëse të ATK-së, Doganave, KEK-ut, Odave dhe në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, si dhe në agjencive, duke marrë nën kontroll të plotë thuajse të gjitha institucionet e shtetit.

Ndikimet e njerëzve të SHIK-ut nëpër vendet udhëheqëse të ATK-së dhe Doganave, që janë burimet kryesore të mbushjes së arkës së shtetit, si dhe zhvatja që pjesëtarët e SHIK-ut u kanë bërë shumë bizneseve vendore nga paslufta e deri sivjet dhe që nuk kanë qenë të lidhura me mafiopolitikën , kanë bërë që edhe shumë biznese të ndershme të falimentojnë, kurse një pjesë e tyre edhe të mbyllen dhe t’i bashkohen eksodit të qindra e mijëra kosovarëve jashtë vendit.


/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)