05 Maj 2024

Shfaqet një dëshmitar serb i vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Prishtinë, 23 korrik - Një dëshmitar u është ofruar autoriteteve amerikane dhe atyre të EULEX-it me pretendimin se e di se kush janë vrasësit e vëllezërve Bytyçi.

“Koha Ditore” ka marrë vesh se ky person, serb nga Serbia, u ka ofruar autoriteteve të ndryshme ndërkombëtare dëshmi për atë se kush qëndron prapa vrasjes së Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të vrarë në Petrovo Selo, më 9 korrik të vitit 1999.

Mbetet e paqartë se çfarë dëshmish ka ofruar personi në fjalë dhe nëse ato janë autentike. Por burimet kanë konfirmuar se autoritetet e ndryshme të hetuesisë ndërkombëtare janë duke e marrë seriozisht zhvillimin e ri, dhe po bëjnë përpjekje për të vërtetuar nëse dëshmitë e reja do të mund të çonin në identifikimin e urdhërdhënësve të ekzekutivit të tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë me prejardhje nga Kosova.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës, dëshmitari në fjalë këtë fundjavë ka pasur të caktuar një takim me përfaqësues të Byrosë Federale për Hetime FBI-së, në Sarajevë. Takimi ka pasur për qëllim vlerësimin e seriozitetit të dëshmisë dhe personalitetit të tij.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)