Shesheli dënohet me 18 muaj burg për mosrespektim të gjykatës
Hagë, 31 tetor - Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka dënuar me 18 muaj burg liderin e radikalëve serbë Vojisllav Sheshel, për moserepsktim të gjykatës.
Shesheli u shpall fajtor sepse publikoi informacionin për identitetin e një dëshmitari të mbrojtur në procedurën kundër tij për krime lufte.
Shesheli ndodhet në paraburgim në Hagë që nga 24 shkurti i vitit 2004, kur u vetëdorëzua.