Sherifi i manipuluar nga Zachary Boyd për terrorizëm
New York, 7 tetor - Shqiptari i akuzuar për terrorizëm në SHBA, Hysen Sherifi ka shpjeguar para gjykatës se ai ishte i manipuluar nga Zachary Boyd.
Emigranti shqiptar nga Kosova që po jetonte në SHBA ka thënë se Zachary kishte biseduar me të një kohë të gjatë mbi besimin dhe i kishte shpjeguar se vetëm besimi islam është një besim i vërtetë, dhe se çdo besimtar tjetër është kundër Allahut dhe duhet të ndëshkohet.
Sherifi kishte refuzuar që të bëhet pjesë e grupit të Zachary-së, të cilët kishin ndërmend të bëjnë një Xhihad, por ai më vonë kishte pranuar një gjë të tillë.
Sherifi ka spjeguar se Zachary kishte biseduar me Sherifin dhe kishte treguar atij se nuk ka nevojë ti bashkohet këtu Xhihadit, por kjo le të jetë një parapërgaditje për Xhihadin në Kosovë dhe ka shpjeguar atij se edhe në Kosovë ka Xhihad.
Zachary spjegon para gjykatës se Sherifi nuk ishte tejet aktiv gjatë grumbullimit të parave, ndërsa në përgatitjen e armatimit nuk kishte marrë fare pjesë.
Zachary po ashtu vërtetoi se Sherifi kishte vendosur të kthehet për në Kosovë për të ju bashkangjitur familjes së tij, ndërsa me vete kishte marrë detyrën që të filloj përgatitjen për Xhihad nga familja e tij, shoqëria dhe ilakatë.
Avokati mbrojtës i Hysen Sherifit Dr.Robert McAfee para gjykatës ka theksuar se kjo është vetëm një intrigë dhe shenjë e hakmarrjes e dy vëllezërve Boyd mbi klientin e tij Hysen Sherifin, informon agjencia e lajmeve INA.
Po ashtu McAfee hodhi poshtë të dhënat e vëllezërve Boyd dhe akuzoi ata për një manipulim të Hysen Sherifit, ku si fakte ka marrë parasysh videoinçizimet të cilat vëllezërit Boyd i kishin treguar Hysenit. Po të njëjtën akuzë bën McAffe mbi dy vëllezërit për detyrimin e Hysenit për të mbledhur para, ku ky avokat shpjegoi se klienti im dinte që këta persona ishin të armatosur dhe se nga frika ishte i detyruar të mbledh para për Xhihad.
Zachary Boyd me vëllaun e tij kanë folur se Hysen Sherifi me gëzim merrte pjesë gjatë të shtënave trajnuese, dhe se disa herë ka thirrur në telefon për tu trajnuar, ku kishte shansin të gjuaj në shënjestër me pushkë automatike të llojeve të ndryshme.
Avokati i Hysenit ka refuzuar këto pohime duke thënë se nuk ka ndonjë fakt që Hysen Sherifi të ketë bërë këtë me dëshirë, por që ishte i detyruar të bëj këtë.
Sipas avokatit, çdo përpjekje e Sherifit për tu larguar nga Grupi i xhihadistëve të vëllezërve Boyd do sillte vdekjen e sigurt të tij.
Mbi të dy vëllezërit Boyd, gjykimi ka përfunduar, ndërsa ditën e nesërme pritet të sillet një vendim mbi masën e burgimit.
Avokati McAfee ka kërkuar që klienti i tij Hysen Sherifi të lirohet menjëherë ngase ishte i manipuluar nga ky grup terrorristësh, ku si pikë kryesore të manipulimit ka marrë moshën e tij.
Është lehtë të manipulosh një person i cili në fakt është i moshës së plotë mirëpo nga mendja është ende fëmijë, ka thënë McAfee.
Gjykata ka marrë parasysh kërkesën e Avokatit të Sherifit, mirëpo për të marrë një vendim mbi këtë kërkesë duhet të analizohet tërësisht rasti i Sherifit.
Prapë se prapë gjykata ka urdhëruar që Sherifi të mbahet ende në burgim dhe mbi temën e tij do të bisedohet edhe njëherë në mënyrë interne mes policisë anti-terroriste, gjykatës dhe prokurorisë. Tani për tani pritet vetëm vendimi mbi dy Vëllezërit Zachary dhe jo mbi Hysen Sherifin.