Sheremet Ahmeti vizitoi Komunën e Vushtrrisë
Vushtrri, 20 maj - Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti vizitoi sot Komunën e Vushtrrisë dhe u prit nga kryetari i Komunës, z. Bajram Mulaku.
Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i ndërsjellë mes Komunës së Vushtrrisë dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Gjatë bisedës, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku shprehu gadishmërinë e tij që edhe më tej të vazhdoj bashkëpunimin me Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Sheremet Ahmeti tha se Qendra përveç që është interes shtetëror, në të ardhmen do te jetë edhe interes rajonal.