Shërbimi Korrektues suspendon punonjësin e arrestuar për korrupsion
Prishtinë, 16 mars - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se sot rreth ores 19:15, pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion se zyrtari korrektues, B.R punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, të njëjtin e ka suspenduar nga puna.
SHKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare.