Shërbimi Korrektues shënon 20 vjetorin e themelimit
Prishtinë, 26 nëntor - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) do te organizoj ceremoninë e ditës së shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Shërbimit Korrektues e cila do të zhvillohet sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës është themeluar menjëherë pas luftës, më 05 Nëntor 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Personeli vendor ishte kryesisht staf që kishin punuar para lufte. Në maj të vitit 2000 për herë të parë rekrutohen personel korrektues të rinj në bazë të konkursit.