Shërbimi Korrektues ka ftuar të gjithë punonjësit qe nga 26 maj të dalin në punë
Prishtinë, 20 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se nga data 26 maj ka ftuar të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.
Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë do të fillojë punën në orarin e rregullt.
Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Pandemia Covid 19.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.