12 Janar 2025

Shërbimi i Gjendjes Civile për gjashtë muaj lëshon 47.932 dokumente

Mitrovicë, 11 korrik - Shërbimi i gjendjes civile  në administratën e komunës së Mitrovicës, është duke bërë punë të madhe  dhe efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.

Modernizimi  i shërbimit dhe aftësimi i kuadrit, ka bërë që shërbimet këtu të jenë efikase dhe që më të mos ketë tollovi të qytetarëve.

Ky shërbim gjatë  gjashtë  muajve të parë të vitit 2014, ka lëshuar një numër rekord të dokumenteve prej  47.932.

Shefi i shërbimit, Afrim Voca, ka njoftuar se gjatë kësaj periode, punëtorët e tij kanë lëshuar  30.246  ekstrakte nga certifikatat e lindjes, 6.787 certifikata të lindjes,  3.068  certifikata të martesës, 3.489  certifikata të bashkësisë familjare,  1.269  certifikata të vendbanimit,  1.186  certifikata të gjendjes martesore,  915 certifikata të vdekjes,  618 certifikata të shtetësisë dhe  363  vërtetime nga arkivi.

Voca ka bërë të ditur po ashtu, se numri i qytetarëve, të dhënat e të cilëve  kanë kaluar në regjistrin qendror,  është 19.357.

Qytetarët që po kërkojnë dokumentet e ndryshme të gjendjes civile, janë shprehur të jenë të kënaqur me efikasitetin e punëtorëve të administratës, pasi që ata në kushte dhe rrethana normale, presin vetëm rreth pesë minuta për të marrë dokumentin e duhur, përveç në rastet kur ata vet nuk i kanë dokumentet në rregull apo u mungon ndonjëri prej tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)