Shërbimet serbe të zbulimit paralajmërojnë dhunë në Kosovë
Beograd, 4 maj - Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, Dragan Vlladisavleviq tha se situata e tanishme në Kosovë është e karakterizuar me tensione ndëretnike, që mund të rezultojë me rritje të dhunës.
Kësaj, sipas tij i kontribuojnë dukshëm kërcënimet e autoriteteve të Kosovës për të parandaluar me forcë mbajtjen e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë dhe të shpërbëjnë strukturat paralele serbe.
Ai në një intervistë për gazetën serbe Politika, vuri në dukje se në jug të lumit Ibër është shënuar një presion i madh mbi popullsinë serbe dhe po arrestohen personat që punojnë në institucionet e Serbisë\".
Sipas tij, në zonat e përziera në veri dhe rreth enklavave në jug të Ibrit, janë vërejtur grupe të shqiptarëve të armatosur.
Vetëm prania e tyre është faktor frikësimi, dhe disa grupe ekstreme publikisht kërcënojnë se me forcë do të parandalojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe,\" tha Vladisavleviq.
Ngjashëm, më herët, ka paralajmëruar dhunë në Kosovë, edhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.