Shërbimet për vula apostile ofrohen edhe në Prizren dhe Mitrovicë
Prishtinë, 8 korrik - Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, nga neser, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së Prishtinës do ti ofroj edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për Pajisje me Dokumente.
ARC lut të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të marrin shërbime për vula apostile/verifikuese të drejtohen edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë.
Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!