Shënohet Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit
Prishtinë, 22 tetor - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se sot do të mbaj ceremoninë me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
Ceremonia e “Javes për të drejtat e viktimave të krimit” organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit me moton “Drejtësi për viktimat, ndëshkim për kryerësit”.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.