Shënohet fillimi i fushatës 16 ditët e aktivizmit
Prishtinë, 25 nëntor Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional kundër dhunës nё familje Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në hapjen zyrtare tё Fushatës 16 ditët e aktivizmit dhe ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.
Duke folur pёr shënimin e ditës ndërkombëtarë pёr eliminimin e dhunës ndaj gruas, Zëvendësministri Çelaj theksoi se ёshtё e rëndësishme të shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe 16 Ditët e Aktivizmit dhe atё pёr sensibilizimin e opinionit publik qё dhuna është fenomen jo civilizues, vetëdijesimi i gjeneratave të reja për rëndësinë e kultivimit të një familje pa dhunë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe harmonisë familjare mund të reflektojnë në mbarë shoqërinë.
Çelaj përmendi punën qё janë duke e bёrё grupi punues i pёrbёrё nga akterё institucionalë dhe të shoqërisë civile tё cilët kane kontribuar me përvojat e tyre nё hartimin e Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit. Njëherit përmendi edhe se kjo punëtori ёshtё zhvilluar nё tri shtylla parandalimin, mbrojtjen-trajtimin dhe reintegrimin.
Zëvendësministri Çelaj falënderoj ekipin përgjegjës tё hartimit tё Programit pёr për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e vlefshëm.