13 Janar 2025

Shënohet Dita për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë

Prishtinë, 13 tetor - Komuna e Prishtinës sot do të shënojë Ditën ndërkombëtare për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Gjatë kësaj dite, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me UNDP dhe Kryqin e Kuq të Kosovës, do të organizojë një ushtrim praktik në ndërtesën e personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare që ndodhet në Rruga “Afrim Loxha”, Prishtinë. 

Ushtrimi do të jetë simulativ, respektivisht, nga ndërtesa do të evakuohen personat e moshuar si dhe strukturat e këtij institucioni do të demonstrojnë se si do të vepronin në rastet e fatkeqësive natyrore.

Pjesë e kësaj stërvitjeje do të jenë edhe Policia e Kosovës (PK), Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, Enti i Ndihmës Emergjente, Kryqi i Kuq i Prishtinës dhe UNDP.

Pas përfundimit të këtij ushtrimi, vullnetarët e Kryqit të Kuq, Prishtinë, do të vizitojnë Objektin e Pensionistëve që ndodhet në Rrugën \"Agim Ramadani\" ku do të ndajnë broshura për sensibilizimin e qytetarëve se si duhet të veprohet në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)