02 Maj 2024

Shënohet dita ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuar

Prishtinë, 3 dhjetor - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar HandiKOS do të publikojë një raport të hulumtimit për matjen e vetëdijësimit mbi aftësinë e kufizuar të institucioneve dhe të personave me aftësi të kufizuar, si dhe nje raporti mbi qasshmërinë e objekteve publike në katër komuna të Kosovës.

Asambleja e Kombeve te Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin ditë të personave me aftësi te kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuar.
 
Si rrjedhojë qëllim i shënimit të kësaj dite në Republikën e Kosovës  është diskutimi dhe dizajnimi i prioriteteve zhvilluese nga institucionet dhe shoqëria civile, në këtë mënyrë duke sjellë perspektivë më të madhe në mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave  të Personave me Aftësi të Kufizuara, si pjesë e barabartë e  shoqërisë së përgjithshme në vend ku me të drejtë ata i takojnë.
 
Përveç prezencës së të gjithë akterëve  vendorë dhe ndërkombëtar që vazhdimisht kontribuojnë në sferën e aftësisë së kufizuar , në këtë ditë HandiKOS do të publikojë dhe një raport të hulumtimit për matjen e vetëdijësimit mbi aftësinë e kufizuar të institucioneve dhe të personave me aftësi të kufizuar, si dhe nje raporti mbi qasshmërinë e objekteve publike në katër komuna të Kosovës.
 
Po ashtu në bashkëpunim me Kusa Center do te ekspozohen piktura te punuara nga te rinjet me aftësi të kufizuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)