Shënohet Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Minave
Ferizaj, 4 prill - Ministria e Mbrojtjes (MM) ka njoftuar se sot do të organizojë shënimin e 4 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave.
Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i.
Ceremonia do të mbahet në Parkun e Lirisë në Ferizaj.