Shënohet dita ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale
Prishtinë, 28 janar - Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon një konferencë për Alternativat e Fuqizimit të Privatësisë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Dy temat kryesore të diskutimit do të jenë fuqizimi i zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurimi i informatave për mësimdhënësit e TI-së për çështjet e mbrojtjes së të dhënave për adoleshentët.
Projekti i financiar nga BE Mbështetje për institucionet e Kosovës në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale ka ofruar Udhëzuesin për mësimdhënësit e Ti-së, i cili ndihmon mësimdhënësit që të mbajnë për adoleshentët orë efikase të cilat kanë të bëjnë me çështjet e mbrojtjes së të dhënave si dhe një Kurrikulë të përgjithshme trajnimi për mbrojtjen e të dhënave për DPO.
Këta dy udhëzues do të diskutohen nga pjesëmarrësit, përfshirë këtu edhe stafin e agjencisë, bashkë me ekspertët e projektit, autoritetet e mbrojtjes së të dhënave nga rajoni etj.