Shënohet dita ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga
Prishtina, 26 qershor - Policia e Kosovës dhe Misioni i OSBE-se në Kosovë organizojnë konferencën e cila ka të bëje me shënimin e ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga.
Kjo konferencë është përkrahur edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dy OJQ, të cilat do të jenë pjesë e shënimit të kësaj dite të rëndësishme kundër drogave.
Konferenca, në pjesën e pasdites do të përcillet edhe me shfaqjen e një dokumentari, shpërndarjen e disa fletushkave si dhe ndarjen e disa shpërblimeve modeste (USB dhe MOUS PAD), të cilat do të fitohen përmes lojës shpërblyese për slloganin më të mire lidhur me parandalimin e drogave.
Pjesa e dytë e këtij aktiviteti do të mbahet në sallën e Shkollës Amerikane e cila gjendet në objektin e Pallatit të Rinisë-Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, të cilët do të mbajnë nga një fjalë rasti.
Konferenca ka për qëllim shënimin e ditës ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit me droga, parandalimin e drogave, si dhe sensibilizimin e opinionit mbi pasojat që sjellin substancat narkotike - drogat.