Shënohet Dita ndërkombëtare e viktimave të torturës
Prishtinë, 26 qershor - Shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Torturës, do ti bashkohet edhe Kosova.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, ia dedikon mbështetjen veçanërisht të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që sipas tyre është një prej krimeve ende të pa ndëshkuara.
Sot, së bashku me mijëra njerëz tjerë rreth botës, ngremë zërat tanë kundër mosndëshkimit për krimet e torturës dhe dhunës seksuale. Të mbijetuarit e torturës dhe dhunës seksuale kanë të drejtë për Drejtësi, thuhet në njoftimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.