18 Janar 2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vetëdijesimit ndaj Minave

Prishtinë, 4 prill - 4 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Vetëdijesimit ndaj Minave, ditë kjo e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi minat tokësore dhe përparimin drejt çrrënjosjes së tyre.

Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë ditë më 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të aplikohet për herë të parë më 4 prill, 2006.

Ajo bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme nga shtetet, me ndihmën e OKB-së dhe organizatave përkatëse, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veprimit ndaj minave, në vendet ku minat dhe mbetjet eksplozive të luftës përbëjnë rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.

Sipas te dhenave zyrtare , ne Kosove viktimat nga minat kanë qenë të shumta, sidomos në përiudhën e pasluftës.

Mosha që më shumti ka rënë viktimë e minave janë fëmijët dhe të rinjtë, të cilat gjatë lojës së tyre kana rënë në mina dhe mjete të pashpërthyera të luftës, të vendosura nga ushtria serbe.

Që nga viti 1999 Ne Kosove 113 persona kanë humbur jetën nga minat dhe 437 janë lënduar. Numri i përgjithshëm i viktimave nga minat në Kosovë është 550 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)