Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Prishtinë, 10 dhjetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të shënojë 10 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me një ekspozitë pikture.
Pikturat janë bërë nga nxënësit e shkollës së mesme \"Mihal Grameno\" të cilët i përkasin etnive të ndryshme, dhe do të ekspozohen në shkollën \"Hivzi Sylejmani\" në Fushë Kosovë.
Pjesëmarrësve do tiu drejtohen me një fjalë rasti Neil Tobin, zyrtar i lartë i OSBE-së për të drejta të njeriut, përfaqësues të shkollave dhe të nxënësve.
Dhjetë dhjetori përkujton miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, më 1948, në Kombet e Bashkuara.
Dita e të Drejtave të Njeirut, këtë vit, ka në qendër të vëmendjes të drejtat e të gjithë njerëzve: grave, të rinjve, personave me të aftësi të kufizuara, të varfërve, të margjinalizuarve e të tjerë.