Shënohet Dita Ndërkombëtare e Deminimit
Prishtinë, 4 prill - Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Deminimite cila është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive.
Ky operacion do të zhvillohet së bashku me njësitet përkatëse të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në poligonin e demolimeve të KFOR-it, në Rahovec.
Për të përcjellë këtë aktivitet, do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të MFSK/FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.