18 Janar 2025

Shënohet Dita Evropiane e Numrit Emergjent 112

Prishtinë, 11 shkurt - Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me organizatën UNDP dhe Komunën e Prishtinës, organizuan manifestim publik me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112.

Numri 112, është numër operativ emergjent në Kosovë, të cilin çdo qytetarë mund të telefonojë falas nga të gjithë telefonat fiks, celularë dhe ndërkombëtarë. Ky numër aktivizon shërbimet emergjente mbarëkombëtare në rast nevoje për ndihmë urgjente, sëmundjeje, aksidente, fatkeqësi natyrore etj.

Me këtë rast Mahir Hasani, Shef i Qendrës Operative në Agjencinë për Menaxhim Emergjent, tha se AME është duke e manifestuar numrin evropian 112 për herë të parë në Republikën e Kosovës. Ai tha se ky numër i shërben qytetarëve të Kosovës për sigurinë e tyre, për jetën dhe pasurinë e tyre.

“Ky numër në Republikën  Kosovës funksionin që nga viti 2001, i cili është i përfshirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka një mbëlueshmëri prej 97 për qind. Numri 112 funksionin në rajonin  e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës. Këto qendra operojnë operatorët 24 orë në ditë, shatë ditë në javë”, tha ndër të tjera Hasani.

Ndërsa Zana Hoxha- Edip projekt-menaxhere e projektit në UNDP, theksoi se sot po organizojmë një aktivitet me qëllim vetëdijesimin e fëmijëve të moshave të ulëta për numrin unik emergjent 112.

“Ne të gjithë e dimë, jemi prind, një fëmijë nuk  mundet me i mbajtë në mendje të gjithë numrat emergjent, kështu që kemi menduar që një aktivitet si ky sot do t’i vetëdijësojë dhe do t’iu rikujtojë fëmijëve dhe familjeve se është vetëm një numër të cilin duhet ta mbajnë në mend dhe ai është numri 112”-, theksoi Hoxha.

Ky aktivitet është mbështetë nga  organizata, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)