Shënohet dita e përmbarimit privat në Republikën e Kosovës
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zëvendësministri Çelaj tha se sot është një moment i mirë për Ministrinë e Drejtësisë por edhe për drejtësinë e Kosovës, marrë parasysh faktin se një nga zhvillimet më progresive ka qenë edhe themelimi i Odës së Përmbaruesve Privat, e cila ndër të tjera shërben edhe si organ mbikëqyrës i Përmbaruesve në vend duke siguruar kështu që puna të bëhet në një nivel të lartë profesional.
Duke folur për rëndësinë e këtij profesioni, Zëvendësministri Çelaj tha se Përmbaruesit Privat do të ndihmojnë në zvogëlimin e lëndëve në gjykatat e Republikës së Kosovës ngase sipas tij gjysma e lëndëve kanë të bëjnë me ekzekutimin e tyre dhe mbi të gjitha qytetarëve të Republikës së Kosovës do tu mundësohet qasja më e lehtë dhe më e shpejt në drejtësi.
Jemi dëshmitar të asaj se puna e përmbaruesve është pritur shumë mirë, veçanërisht nga palët e interesit, njëherit puna e tyre ka kontribuar edhe në lehtësimin e punës në zbatimin e vendimeve të gjykatave shtoi Çelaj.
Zëvendësministri Çelaj, gjatë kësaj konference kërkoi nga Përmbaruesit Privat, që të kryejnë punën me nivel të lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit, duke i ndihmuar sistemit të drejtësisë dhe mbi të gjitha qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe profesionale.
Çelaj ftoj kandidatët e rinj që të kenë konsultime të vazhdueshme me institucionet kompetente dhe të bëhen pjesë e sistemit, në mënyrë që të kontribuojnë për sistemin e drejtësisë në vend duke respektuar në tërësi ligjin dhe mbi të gjitha etikën profesionale.
Përmbarues privat është personi fizik i emëruar nga Ministri i Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligji për Procedurat Përmbarimore, i cili në kryerjen e autorizimeve publike të besuara sipas këtij ligji, vendos për veprimet nga kompetenca e tij në zbatimin e përmbarimit të lejuar dhe ndërmerr veprime për përmbarim.