Shënohet 4 vjetori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Agjencia, po ashtu, dy ditë më parë, ka shënuar përvjetorin e saj të 4-të në një prezantim dhe koktej për përfaqësues të institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediumeve.
Në këtë ngjarje janë identifikuar dhe shpërblyer zyrtarë për mbrojtje të dhënave për punën e tyre në institucionet, organizatat dhe kompanitë ku ata punojnë, si dhe është identifikuar dhe shpërblyer zyrtarja më e mirë e vitit e Agjencisë.