Shënohet 20 vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 5 shtator - Sot në Qendrën Mësimore “Steve Bennett” në Vushtrri shënohet njëzet vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Në ceremoni do të marrin pjesë: Ministri në detyrë i Ministrisë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, Zëvendës Udhëheqës i Misionit në Kosovë të OSBE-së Kilian Wahl, Menaxhere e Programit të ICITAP në Kosovë Kimberly Riffe si dhe Udhëheqës të Institucioneve të Sigurisë Publike, Drejtor të Përgjithshëm, të Agjencive të Sigurisë Publike.
Në ceremoninë e shënimit të njëzet vjetori të themelimit të Akademisë do të marr pjesë edhe drejtori i parë i Akademisë atëherë Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës Steve Bennett si dhe udhëheqësit e Akademisë gjatë viteve në vijim.
Gjatë ceremonisë do të ndahen mirënjohje për themeluesit dhe përkrahësit e Akademisë OSBE - Misionit në Kosovë dhe Programit të ICITAP në Kosovë si dhe ish udhëheqësve të Akademisë.