17 Janar 2025

Shënohet 17 vjetori i Betejës së Kotlinës

Kaçanik, 24 mars - Në shtatëmbëdhjetë vjetorin e rënies, sot në fshatin Kotlinë janë përkujtuar 14 dëshmorë dhe 15 martirë të këtij fshati.

Në fjalën e rastit Jeton Kuqi, evokoi kujtimet nga kjo ngjarje, e cila tronditi fshatin dhe mbarë qytetin e Kaçanikut. Ndërkohë në fjalimin e tij Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se në këtë betejë ranë dhjetëra dëshmorë për të rilindur qindra e mijëra luftëtarë të tjerë.

“ Pa një vetëdijesim gjithëkombëtar nuk do të kishim rezistencë gjithëkombëtare, pa rezistencë gjithëkombëtare nuk do të kishte luftë çlirimtare, pa luftë çlirimtare nuk do të kishim dëshmor, pa dëshmorë nuk do të kishim liri, andaj dëshmorët i dhanë kuptim lirisë dhe atdheut të cilët i bashkoi vetëm një qëllim- lufta për çlirim” tha mes tjerash Kryetari Ilazi duke porositur se Kosova ka lirinë dhe pavarësinë andaj ashtu siç na bashkoi lufta duhet të na bashkoj edh paqja e të reflektojmë në nderim të së kaluar dhe për hir të së ardhmes.

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve tha se sot po kujtojmë sakrificën e popullit, po kujtojmë të rënët në kotlinë, të cilët jo vetëm që prekën historinë por u futën edhe vet në të duke u bashkuar me gjithë dëshmorët kudo që kanë rënë për liri dhe bashkim.

Nga ana tjetër Hajrush Kurtaj zëvendëskomandant i Brigadës 162 “ Agim Bajrami”, në fjalimin e tij tha se sot jemi mbledhur për të shënuar kujtimin tonë të përbashkët në 17 vjetorin e luftës së përgjakshme të Kotlinës, fshat ky i qëndresës dhe sakrificës, që nga forcat serbe u sulmua me forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, dy herë radhazi gjatë muajit mars të viti 1999. Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti dhe falënderoi për prezencën e tyre Mustaf Loku, vëllau i dëshmorit Cen Loku.

Në nderim të të rënëve, nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” kanë shfaqur një program kulturor-artistik, ndërsa programin artistik e ka begatuar edhe këngëtari mirënjohur kaçanikas Milaim Mezini. Pranë lapidarit janë vendosur kurora lulesh dhe janë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve.
Në Kotlinë, në luftimet e 9 marsit të vitit1999, ranë dy dëshmorë si dhe u djeg një pjesë e shtëpive të fshatit, ndërsa më 24 mars të vitit 1999, në mënyrën më çnjerëzore u vranë 26 kotlinas, prej tyre 11 dëshmorë dhe 15 martirë ndërkaq më vonë karvanit të dëshmorëve nga ky fshat iu shtua edhe një dëshmor i cili ra në luftimet në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Koshare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)