Shënohet 106 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Prishtinë, 28 nëntor - Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 21 vjetori i daljes publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandatit Legjendar, Adem Jashari.
Pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës kanë paraparë aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj dite.
Aktivitet fillojnë me homazhet që do të bëhen tek varret e dëshmorëve, për të vazhduar pastaj me aktivitete tjera.
Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Kryeministër i parë u zgjodh Ismail Qemajli, i cili edhe udhëhoqi procesin dhe ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.
Në deklaratën e shpalljes, kufijtë e Shqipërisë përfshinë dhe trojet shqiptare që sot nuk i takojnë Shqipërisë gjeografike, por që në konferencën e Londrës, Shqipërisë iu morën më shumë se 60 % e territoreve të saj.
Po ashtu po me ketë datë Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.
Gjithashti me datën 28 nëntor ka lindur edhe Komandatit Legjendar, Adem Jashari.