Shefqet Krasniqi është liruar edhe nga arresti shtëpiak
Prishtinë, 13 nëntor - Imami Shefqet Krasniqi është liruar sot edhe nga arresti shtëpiak, pasi e ka vuajtur këtë dënim për një muaj.
Ai fillimisht u dënua me paraburgim dhe pas kësaj iu ndryshua masa në \"arrest shtëpiak\".
Këto dënime imami i ka marrë, për shkak se u akuzua se ka prishur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Krasniqi u arrestua më datë 17 shtator të këtij viti, së bashku me disa imamë të tjerë, nën akuzën se kanë rekrutuar persona në organizata terroriste dhe se kanë prishur rendin kushtetues.