Shefqet Kabashi dënohet me dy muaj burgim
Në bazë të provave qe ka pranuar gjykata, Kabashi është dënuar me 2 muaj burgim, ndërsa në të do të përfshihet edhe paraburgimi prej 31 ditësh që Kabashi e ka vuajtur në Hagë.
Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, ishte arrestuar në Holandë për shpërfillje të Tribunalit të Hagës në vitin 2007, kur kishte refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të hetuesve gjatë dhënies së dëshmisë kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.