Shefi i ushtrisë kroate Gjeneral Mirko Shundov viziton Kosovën
Prishtinë, 11 qershor - Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë Gjeneral Mirko Shundov do të vizitojë sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pritja e shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë do të behët me ceremoni ushtarake nga ana e ushtarëve të FSK-së.
Gjenerali Shundov do të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Po gjatë ditës se sotme Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz.