Shefi i ri i shtabit në selinë e KFOR-it
Prishtinë, 10 korrik - Sot Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler, ia dorëzoi detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës së Kosovës nga Gjeneral Brigadier David L. Harris tek Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske.
Gjeneral Brigadier David L. Harris e morri detyrën si Shef i Shtabit për Forcën e Kosovës më 31 Korrik 2009. Në këtë detyrë ai shërbeu në Shtabin me tre yje duke ofruar komandë, kontrollë dhe mbështetje për forcën e udhëhequr nga NATO e të përbërë nga mbi 14 000 anëtarë nga 30 kombe kontribuese me trupa. Në këtë drejtim, ai definitivisht kontribuoi në suksesin e misionit të NATOs në Kosovë.
Pasardhësi i tij, Gjeneral Brigadier Wilton Scott Gorske, u gradua oficer më 1983 nëpërmjet Programit Trajnues të Oficerëve Rezervë në Universitetin e Teksasit. Para gradimit, ai shërbeu si anëtar i i Detashmentit 1136 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Teksasit.
Para se ti bashkangjitej KFOR-it, BG Gorske ishte Shef i Divizionit për Strategji dhe Politikë, Drejtoria për Strategji dhe Politikë në Komandën e Forcave të Përbashkëta të Shteteve të Bashkuara, Norkfolk, Virgjinia.